08-09-2019
Pa kategorizuar

Dorian godet bregdetin Atlantik të Kanadasë, rrëzon vinçin mbi ndërtesë

Pasi shkatërroi ishujt Bahamas dhe bregdetin Juglindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uragani Dorian goditi provincën kanadeze të Nova Skocisë me erë 160 kilometra në orë, duke shkatërruar pemë dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në më shumë se 450,000 familje.

Qendra Kanadeze e Uraganit e etiketoi atë një “ciklon shumë intensiv pastropikal”.

“Qeveria do të dërgon ushtrinë në teren për t’u ndihmuar në përpjekje të rimëkëmbjes pasi të kalojë stuhia”, tha Ministri i Sigurisë Publike Ralph Goodale në Twitter.

Raportohet se nga erërat e forta është rrëzuar një vinç gjigand mbi një ndërtesë. Për fat të mirë nuk ka asnjë lëndim apo humbje jetë në Kanada, si rezultat i goditjes nga uragani Dorian. /Motilokal.com