14-08-2020
Lajme

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Furnizimi global me naftë rritet në korrik

Furnizimi global i naftës u rrit me 2.5 milionë fuçi në ditë në 90 milionë fuçi në ditë në korrik pasi Arabia Saudite i dha fund frenimit të saj vullnetar me një milion fuçi në ditë, Emiratet e Bashkuara Arabe tejkaluan objektivet e parapara nga OPEC+, ndërkaq prodhimi amerikan filloi të rikuperohet, sipas raportit mujor të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) të enjten, raporton AA.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) rriti prodhimin e naftës së papërpunuar nga niveli më i ulët në gati 30 vite në qershor.

“Me 23.75 milionë fuçi në ditë, prodhimi i naftës së papërpunuar të OPEC-ut u rrit me 1,2 milion fuçi në ditë muaj pas muaji dhe 5,5 milion fuçi në ditë nga viti në vit, sipas Raportit të Tregut të Naftës të IEA-së për gusht 2020”, thuhet në njoftimin e IEA-së.

IEA deklaroi se ndërsa OPEC+ zvogëlon masat me gati 2 milionë fuçi në ditë këtë muaj, prodhuesit e tjerë rivendosin vëllimin e frenimit, kompensimi për prodhimin e mëparshëm të OPEC+ mund të mbajë furnizimin botëror të qëndrueshëm në gusht.

Në njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë thuhet se kërkesa globale e naftës pritet të jetë 91.9 milionë fuçi në ditë në vitin 2020, me një rënie vjetore prej 8.1 milionë fuçi në ditë.

“Në këtë raport, ne e zvogëlojmë parashikimin tonë për vitin 2020 me 140 milionë fuçi në ditë, ulja e parë në disa muaj, duke reflektuar ngecjen e lëvizshmërisë pasi numri i rasteve të koronavirusit (COVID-19) mbetet i lartë, dhe sektori e aviacionit mbetet i dobët”, theksoi IEA.

Sipas IEA-ë pandemia COVID-19 po vazhdon të ndikojë në transportin rrugor pasi njerëzit shmangin udhëtimet jo thelbësore dhe puna nga shtëpia mbetet normë në shumicën e vendeve perëndimore./Motilokal.com