14-08-2020
Moti

Jeni bërë gati për plazh? Mësoni parashikimin e motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e premte do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 24 deri në 32 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25 deri në 31 °C.

Edhe e diela do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell, vende-vende gjatë ditës priten edhe rrebeshe shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 30 °C./Motilokal.com