Ky është versioni i ri i Motilokal.com.

15-07-2020

Kosova e para me numrin më të madh të rasteve me koronavirus në Evropë në 14 ditët e fundit

Nga të dhënat e publikuar të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, Kosova qëndron e para në tabelë, me një mesatare prej 124 rasteve të reja në 100 mijë banorë.

Në tabelën e kësaj agjencie të Bashkimit Evropian janë përfshirë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe ato të Ballkanit.

Sipas tabelës, pas Kosovës numrin më të madh të rasteve ka Mali i Zi, pastaj Luksenburgu, Maqedonia e Veriut etj.

Ndërkaq sot janë konfirmuar edhe 119 raste të reja dhe katër vdekje nga COVID-19, në Kosovë.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 112 ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5237./Motilokal.com