Ky është versioni i ri i Motilokal.com.

27-05-2020

Mbani çadrat me veti, vazhdojnë reshjet e shiut në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i freskët me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara edhe më erëra.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 13 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.

E enjtja do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 15 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut dhe veriperëndimit./Motilokal.com