14-08-2020
Moti

Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, me diell, rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh

Sipas parashikimit të Motilokal.com nga dita e premte fushat e presionit të ulët nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, ku në fundjavë do të kemi ndryshim të motit me rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima.

Sot në Kosovë gjatë paradites do mbajë mot i nxehtë i kthjellët dhe me diell, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 19 deri në 28 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, kurse pasdite me reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 25 °C.

E diela do të nis me reshje të lehta shiu, pasditja pritet të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 26 °C. /Motilokal.com