15-07-2020
Pa kategorizuar

Motilokal.com me rritje të jashtëzakonshme të vizitave

Trendi i rritjes së vizitave në Motilokal.com ka shënuar rekord të jashtëzakonshëm, gjë që e ka bërë median më të lexuar në trojet shqiptare dhe më gjerë për parashikimin e motit.

Duke iu referuar Google Analytics (instrumentit më të saktë të matjes së audiencës), Motilokal.com ka shënuar një rritje të vizitave për 60 për qind për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, qershor 2020.

Në qershor të vitit 2019 është regjistruar një rekord prej 1 milion klikimeve, duke vazhduar të rritet për çdo muaj.

Ndërsa këtë vit (2020) Motilokal.com regjistroi rekord të vizitave duke u klikuar me mbi 1.6 milion herë gjatë muajit qershor, duke shënuar edhe një sukses në lexueshmëri.

Padyshim që falënderim i posaçëm shkon për vizitorët tanë të cilët vazhdojnë ta kenë Motilokal.com median numër një për informimin ditor të tyre rreth motit. Ne do të vazhdojmë gjithmonë të ju ofrojmë lajmet më të shpejta për kapriçot e motit, ndryshimet klimatike, ambientin, të rejat shkencore, shëndetësinë, reportazhet për bukuritë shqiptare dhe të jetës së egër.

Përveç medias online, Motilokal.com po ashtu vjen me parashikimin e motit edhe në TV Dukagjini çdo natë prej orës 19:30, aplikacioni mobil për iOS dhe Android i cili ofrohet falas.

Vizito Motilokal.com në Facebook, Instagram dhe Youtube

Instalo Motilokal në telefonin tënd: iPhone