Ky është versioni i ri i Motilokal.com.

08-07-2020

Mutacion i ri ndihmon koronavirusin të përhapet më shpejt

Ekziston një mutacion gjenetik i virusit SarsCov2 që tani është bërë pandemik dhe i cili i lejon virusit të përsëritet më shpejt brenda qelizave.

Ky mutacion ndoshta mund ta bëjë virusin më ngjitës, por nuk është e qartë ende nëse ky mutacion shkaktojë forma më serioze të Covid-19.

Studiuesit nga universiteti “Duke” dhe laboratori kombëtar Los Alamos në SHBA, të udhëhequr nga Bette Korber, e shpjegojnë këtë në revistën “Cell”.

Mutacioni, i quajtur D614G, ndodhi në proteinën Spike, e cila i hap rrugën virusit në qelizat njerëzore. Në laborator duket se e bën atë më infektiv.

“Të dhënat tregojnë se ekziston një mutacion që lejon që virusi të përsëritet më me efikasitet, që ndoshta të ketë një ngarkesë të lartë virale”, shkruan imunologu Anthony Fauci në “Journal of the American Medical Association”.

Ndërkohë, eksperimentet laboratorike kanë treguar se ky variant e bën virusin 3 deri në 6 herë më të aftë të infektojë qelizat njerëzore. “Ky mutacion tani është bërë mbizotëruese në botë, sepse i ka dhënë virusit një avantazh selektiv. Ai ekziston në Itali, në Evropë, në Shtetet e Bashkuara”, shpjegon Giorgio Palù, virolog i Universitetit të Padua./Motilokal.com