09-09-2019
Pa kategorizuar

Ndryshojnë temperaturat – Ja si do të jetë moti në Shqipëri

Moti për ketë javë në vendin tonë pritet të vijë me ndryshime dhe me rënie të temperaturave. Fillimi i vjeshtës do të ketë ndikimin e saj dhe pothuajse e gjithë java do të shoqërohet me vranësira dhe reshje të pakta shiu.

Temperaturat për ditën e sotme në Shqipëri do të lëvizin nga 20 deri në 24 °C. Moti për ditën e marte do të jetë pjesërisht me re, ku temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 28 °C. Ndërsa të mërkurën mëngjesit do të jetë i kthjellët, krese në mesditë do të ketë reshje të lehta shiu. Temperaturat pritet të sillen nga 21 deri në 29 °C. /Motilokal.com