13-08-2020
Moti

Studim: Rrufetë shkatërrojnë rreth 832 milionë pemë çdo vit vetëm në zonat tropikale

Sipas një studimi të publikuar së fundmi zonat tropikale të planetit goditen nga rreth 100 milionë rrufe në vit. Dhe një prej tyre dëmton mesatarisht 23 pemë, e vret të paktën 5 në vit.

Bazuar në të dhënat satelitore mbi këtë fenomen rezulton se rreth 832 milionë pemë tropikale dëmtohen në vit nga rrufetë që shkarkohen në tokë dhe afërsisht një e katërta e pemëve ndoshta vdesin nga dëmtimet e tyre.

Ata zbuluan se goditjet e rrufesë ishin më të shpeshta në pyje, savanë dhe zona urbane sesa në kullota, shkurre dhe fusha.

Në Panama gjysma e pemëve me dimensione të mëdha zhduken pikërisht si pasojë e shkarkimeve elektrike nga qielli.

grafik

Pyjet që përjetojnë më shumë goditje të rrufesë çdo vit, kanë më pak pemë të mëdha për hektar, mbase pemët e mëdha individuale në këto pyje dallojnë më shumë, nivele më të larta të qarkullimit të biomasës drusore (më shumë biomasa të pemëve vdesin çdo vit) dhe më pak totale biomasa nëntokësore.

Askush nuk e di pse disa pemë u mbijetojnë goditjeve të rrufesë, ndërsa të tjerat vdesin, megjithëse ka të ngjarë që pemët kanë evoluar mënyra për të përballuar një kërcënim kaq të zakonshëm.

Monitorimet të kryera nga një grup ekspertësh të Tropical Research Intitute dhe Universitetit Huntsville të Alabamës, tregojnë së në Tokë, janë pikërisht zonat tropikale ato më të prekura dhe rrezikuara nga ky fenomen natyror.

Madje autorët shpjegojnë se me rritjen e temperaturave dhe ndryshimet klimatike, frekuenca e rrufeve mund të kthehet në një problem mjaft të rëndë për shëndetin e pyjeve tropikale në planetin tonë.

“Kjo është dëshmia më e mirë deri më sot se rrufeja është një shqetësim i madh që ndikon në dinamikën dhe strukturën e pyjeve tropikale”, tha shkencëtarja e stafit STRI dhe bashkëautore e studimit Helene Muller-Landau./Motilokal.com