This browser does not support the video element.

Motilokal.com është media më e vizituar në Europën Juglindore në gjuhën shqipe me miliona vizita në muaj për parashikimin e motit. Përveç këtij shërbimi, lexuesi ynë aty mund të informohet për lajmet lidhur me ndryshimet klimatike, ambientin, të rejat shkencore, shëndetësinë, reportazhet për bukuritë e botës shqiptare dhe asaj së egër. Saktësia në parashikimin e motit dhe temat e larmishme nga fushat e lartpërmendura e kanë bërë motilokal.com si referencën kryesore të motit për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

Secili shqiptar përmes motilokal.com mund të njoftohet për motin e vendbanimit të tij. Thjeshtësia, shpejtësia dhe prakticiteti i portalit ka mundësuar që kushdo përmes një-dy klikimeve të mësojë për gjendjen sinoptike të secilës pikë të nënqiellit shqiptar orë pas ore dhe të saktë. Kjo mbase është arsyeja që motilokal.com të jetë zgjedhja e parë e kësaj audience.

Të gjendur para këtij fakti, ne besojmë fuqishëm se reklamimi në këtë portal do të shihej si një investim i mençur për shkak se biznesi juaj do t’i shpalosej botës shqiptare, duke i përfshirë edhe ata që jetojnë në diasporë. Prandaj, ne jemi të bindur se biznesi juaj do të ketë një të ardhme të ndritur me motilokal.com.

Klientët

REKLAMIMI NË
TELEFONA TË MENÇUR

Përmes këtij shërbimi, biznesi juaj do të jetë i pranishëm në shuplakët e klientëve tuaj. Mbi 90% të vizitave ditore të motilokal.com janë nga telefonat e mençur apo pajisjet e ngjashme si këto. Kjo shifër nuk ju lë që të mendoheni gjatë lidhur me impaktin që kjo formë reklamimi mund të ketë në biznesin tuaj.

REKLAMIMI NË
APLIKACION MOBIL

Përmes këtij shërbimi, biznesi juaj do të jetë i pranishëm në shuplakët e klientëve tuaj. Mbi 90% të vizitave ditore të motilokal.com janë nga telefonat e mençur apo pajisjet e ngjashme si këto. Kjo shifër nuk ju lë që të mendoheni gjatë lidhur me impaktin që kjo formë reklamimi mund të ketë në biznesin tuaj.

REKLAMIMI NË
DESKTOP

Edhe pse qëndrimi para kompjuterit shihet si diçka e tejkaluar, ai prapëseprapë është zgjidhje e pëlqyer për një pjesë të popullsisë të cilët informimin e përcjellin nga këto pajisje. Një gjë është e sigurt, reklamimi në desktop është më i dukshmi për shkak të opsioneve të shumta që vet hapësira i ofron.

REKLAMIMI NË
TELEVIZION

Motilokal.com ka bashkëpunim me TV Dukagjini për transmetimin e motit në këtë televizion. Shikuesit mund ta ndjekin atë çdo ditë nga ora 19:30. Fraza “transmetimi I motit u mundësua nga…” nuk mund të shmganet kollaj nga të gjithë ata që e përcjellin këtë prezantim.

REKLAMIMI NË
RRJETE SOCIALE

Tashmë është fakt i kryer se videoja jonë e transmetimit të motit në rrjete sociale është më e ndjekura nga të gjitha videot e kësaj natyre në gjuhën shqipe. Numri I shikimeve arrin në mbi 10 mijë çdo ditë.

DIASPORA

Motilokal.com ofron informata edhe për gjendjen e motit në qytetet më të njohura evropiane. Kjo ka bërë që të fitohet edhe simpatia e bashkëpatriotëve tanë në Evropë e më gjerë. Motilokal.com është një alternativë e jashtëzakonshme e promovimit të bizneseve të diasporës sonë para audiencës shqiptare dhe më gjerë

Partnerët