Me pozicionin e saj të favorshëm përballë deteve Adriatik dhe Jon, si dhe malësitë e mbështetura mbi pjesën e ngritur të Ballkanit, Shqipëria ka një numër të madh zonash klimaterike, krahasuar kjo me sipërfaqen e saj modeste. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe verë të lagësht. Temperaturat mesatare variojnë nga 7°C në dimër e deri në 24°C në verë. Pjesa malore karakterizohet nga një klimë mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar kjo nga masat ajrore që mbizotërojnë Evropën lindore dhe Ballkanin. Veçori kryesore të kësaj zone janë erërat e fuqishme me drejtimin verior dhe veri-lindor si dhe temperaturat mesatare disi më të ulëta. Sasia e reshjeve është mesatarisht e lartë, si rezultat i kombinimit të dy rrymave ajrore: ato mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i reshjeve varion nga 600 mm në vit në fushëgropën e Korçës, në 3100 mm në vit në Bogë, të Alpeve Shqiptare. Këtu, gjithashtu, vlen për t’u theksuar se rreth 95% e shirave të të gjithë vendit bien në sezonin dimëror.